Brandim & Design

Përshtypja E Parë Është Përshtypja E Fundit

Kthimi i Ideve në Realitet

Logo Design

Një Logo e paharrueshme mund të fitojë zemrat dhe mendjet e klientëve tuaj. Ekspertët tanë të Graphic Design punojnë me ju për të kuptuar idetë tuaja dhe më pas ju japin sugjerime të forta rreth tipografisë, ngjyrës, efekteve, trendeve, hapësirës së bardhë dhe origjinaliteti.

Video Të Animuara

Nëse po kërkoni të bëni një video të animuar, për te reklamuar një produkt tuajin ose një mënyrë interesante për të treguar Logon e Kompanisë, ekipi ynë i Graphic Design dhe Animacionit të Videove ju vjen në ndihmë. Krijuesit tanë dixhitalë ndihmojnë bizneset që të përdorin kreativitetin për të sjellë në jetë mesazhet B2B dhe B2C.

Corporate Branding Solutions

Konsumatori i sotëm shpesh merr vendime blerje bazuar në nevoja dhe kërkesa. Duke u bazuar në eksperiencënë shumë vjecare ne ju japim zgjidhjet më të mira. Gjithashtu investojmë kohë në kërkimin dhe studimin e tregut tuaj në mënyrë që të merrni shumë më tepër sesa thjesht shërbime te bukura dixhitale.

Custom Graphics

Shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk kanë mundësi të investojnë për të punësuar një graphic designer ekspert me kohe të plotë. Megjithatë këto janë ato shërbime të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në konkurrencën e një biznesi. Nga materialet e marketingut si broshurat, kartëvizitat ,fletëpalosjet dhe banerat, ne jemi në shërbimin tuaj për t’ju ndihmuar të bëni diferencën.

Ide, Design, Dorëzim

Artistikisht e Bukur

One Click ofron zgjidhjet më të mira për brandimin e binzesit tuaj. Nga bizneset e reja deri te ato të mëdha, ekspertët tanë të talentuar do të sigurohen që shërbimet apo produktet tuaja të vihen re dhe të përfaqësojnë në mënyre dinjitoze emrin tuaj. Si eksperti juaj i shërbimeve krijuese me qendër në Tiranë, One Click ju informon që ju keni vetëm një shans për të krijuar një përshtypje të parë të qëndrueshme dhe që bën diferencë.

Ne ofrojmë shërbime të ndryshme kreative për biznesin dhe do t’ju ndihmojmë të fitoni besimin e konsumatorit dhe njohjen e markës tuaj.

Logo Graphics
Branding Graphics

Zgjidhje kreative për Brandim të Korporatave

Profesionalisht Logjike

One Click ofron zgjidhjet më të mira dhe të përballueshme për ju. Ofrojmë konsulencën më të mirë në treg për ti dhënë biznesit tuaj shtysën që i nevojitet për të arritur target planin tuaj. Arsyeja pse ju duhet te zgjidhni One Click është mundësia për të aksesuar një grup profesionistësh dhe eksperiencen e tyre në mënyre direkte dhe me një kosto të moderuar.

Kini Parasysh

Biznesi juaj ka një personalitet të vetin. Na lejoni t’ju ndihmojmë ta sillni në jetë duke ju ofruar Shërbimet më të Mira të Brandit të Korporatave.

Graphic Design Sipas Kërkesave Tuaja

Imazhe që Tërheqin & Mesazhe që Zgjasin

One Click ofron Shërbimet më të mira të Graphic Design. Përtej logos dhe gjërave bazë në faqen tuaj, shumë biznese e ndjejnë të nevojshme atë dorën shtesë për t’i ndihmuar ata të komunikojnë mesazhin e tyre përtej faqes. Imazhet ngjallin interes dhe qëndrojnë në kujtesën e audiencës tuaj në një nivel më të thellë sesa teksti. Ndërsa jeni duke zhvilluar faqen tuaj të internetit ose duke krijuar materiale marketingu si broshura, fletëpalosje dhe banera, duhet te keni parasysh që të jenë unike dhe të personalizuara pasi është thelbësore për tu spikatur mes miliona imazheve të tjera që gjenden në internet.

Fuqia e Imazheve

Imazhet flasin më shumë se fjalët, na lejoni të tregojmë historinë tuaj unike.

Custom Graphics

Ne Krijojmë Përvojat më të Mira të Markës

Punoni me Ekipin më të Mirë të Graphic Design. Le të punojmë së bashku dhe të krijojmë përshtypje të qëndrueshme që e veçojnë biznesin tuaj nga pjesa tjetër. Ne do t’ju ndihmojmë të rrisni markën tuaj duke kombinuar elemente të bukur vizualë si logot, ngjyrat, kartëvizitat dhe broshurat së bashku me elementët verbalë që ndihmojnë në përcjelljen e personalitetit të kompanisë suaj. Na kontaktoni sot për të marrë shërbimet më të mira të të Graphic Design dhe ne do t’ju ndihmojmë me procesin tonë Krijues!