3 këshilla për fushatat e marketingut me email

email marketing one click

3 këshilla për fushatat e marketingut me email

Marketingu ndryshon pothuajse çdo ditë, kështu që natyrshëm do të vijë një pikë ku do të pyesni: A ja vlen të investohet në marketingun me email?
Mënyra se si njerëzit lidhen me brandet ka pasur ndryshime masive gjatë viteve të fundit. A është ende marketingu me email në atë listë? Këtu është përgjigjja juaj: marketingu me email nuk është vetëm një strategji efektive në marketingun online, por është strategjia më efektive.
Më shumë sesa TV, radio, reklama ose ndonjë metodë tjetër, marketingu me email qëndron në krye me një kthim mesatar të investimit prej $ 38 për çdo $ 1 të shpenzuar, dhe ky numër vazhdon të rritet çdo vit. Në fakt, një në pesë kompani shohin qe marketingu me email siguron një Roi prej 70: 1.
Tani që e dimë se funksionon, çështja është se si mund të arrihet përdorimi i duhur i marketingut me email. Në këtë artikull, do ju sjellim tre hapa thelbësorë për një fushatë të suksesshme të marketingut me email: si të krijoni listën tuaj, si të segmentoni atë dhe si të shmangni dosjen spam.

HAPI 1: Krijoni listën tuaj
Ne do të fillojmë me çështjen e parë që do të hasë kushdo që fillon të ndërtoje marketingun me email, krijimin e një listë. Më lejoni ta filloj këtë duke ju thënë diçka që jam i sigurt që e keni dëgjuar dhe më parë, por ja vlen të përseritet: mos blini lista emaili. Kjo gjë pothuajse kurrë nuk sjell angazhim në faqen tuaj të internetit dhe mund të dëmtojë fushatën tuaj të marketingut.
Ka disa mënyra të mira për të mbledhur adresa emaili në mënyrë organike. Së pari, nëse jeni duke krijuar një faqe interneti, ndërtoni dhe një landing page. Një faqe e thjeshtë, që flet për website-in tuaj të ardhshme dhe fton njerëzit të regjistrohen në listën tuaj të emailit. Nëse keni mundësi, ofroni një lloj përfitimi për njerëzit që regjistrohen për herë të parë. Kjo është një metodë e provuar dhe shumë efektive.
Por në rast se keni një website dhe nuk mund të krijoni një landing page? Zbatohen të njëjtat rregulla: krijoni artikuj që vizitorët tuaj ti ndajnë me miqtë e tyre ose Giveaway në mënyrë që të rrisni trafikun. Mendoni sa herë keni vizituar një website për herë të parë dhe keni vënë re një pop-up që thotë diçka për një zbritje? “Regjistrohuni sot për 15% sconto për porosinë tuaj të parë!” apo diçka e ngjshme. Ndodh shumë shpesh pasi është një mënyrë që funksionon.

HAPI 2: Segmentoni listën tuaj
Kemi folur për këtë në artikujt e kaluar dhe jam i sigurt se do të shfaqet përsëri në të ardhmen, por kjo është për shkak se është një gjenerator i suksesit të sigurt: personalizimi. Përdoruesit në mënyrë eksponenciale kanë më shumë të ngjarë të angazhohen me diçka nëse ajo është e personalizuar për ta, qoftë një CTA, lidhje ose email.
Përdorni të dhënat që keni në lidhje me listën tuaj të emaileve për të vendosur se çfarë t’i dërgoni atyre. Ky quhet marketing i segmentuar me email dhe varet nga ndarja e listës tuaj të emailit bazuar në demografinë e tyre: vendndodhja, historia e blerjes, interesi i përgjithshëm.

Pse të dërgoni një email në lidhje me një produkt të caktuar dikujt që nuk ka blerë në internet këtë produkt prej vitesh? Dërgoni atë email tek njerëzit që e dini që do ta hapë atë dhe dërgoni një email tjetër tek një klient tjetër. Duket e thjeshtë, por kufizimet e buxhetit dhe listat e kufizuara të emaileve mund ta bëjnë këtë të vështirë.
Këtu keni një këshillë për të gjithë ata që sapo kanë filluar të krijojne listën me emaile: nëse lista juaj është e vogël, filloni të segmentoni në pjesë të mëdha. Në vend që të shkoni me historikun e blerjes ose interesat, shkoni sipas vendndodhjes ose diçkaje të thjeshtë. Nëse keni 20 adresa emaili, 10 prej tyre ka të ngjarë të bien në një kategori dhe 10 të tjera do të bien në një kategori tjetër. Tani keni dy mundësi të mundshme marketingu të cilat janë pothuajse të garantuara se do të funksionojnë më mirë sesa një email i përgjithshëm.

Hapi 3: Shmangni dosjen SPAM
Cilësia mbi sasinë. Shumë e thjeshtë, dhe aq e vështirë. Qëllimi afatshkurtër i marketingut me email është shpesh rritja e trafikut ose shitjeve, kur kjo nuk është mënyra më e mirë për ta përdorur atë. Fushata juaj e marketingut duhet të ketë të bëjë me ndërtimin e besimit. Ndërtimi i besimit me markën tuaj, faqen tuaj, ose produktet tuaja.
Dërgimi i një emaili në mënyrë të vazhdueshme mund të jetë po aq i keq sa të mos të dërgosh fare. Nëse po mbysni klientët tuaj me emaile mund të ndodhë që klientët tuaj të kërkojnë fshirjen e adresës së tyre nga lista juaj.

Përfundimi
Ndjekja e këtyre tre hapave mund t’ju ndihmojë të bëni hapa të mëdha përpara në marketingun me email. Kalimi nga fokusi i shitjes në fokusin e rritjes se besimit do të bëjë që emailet dhe investimi juaj të vlejë, duke konvertuar klientë potencialë per biznesin tuaj!
Ne ndërtojmë plane të personalizuara të marketingut, përfshirë dhe marketingun me email. Nëse kjo është diçka që ju nevojitet, mund të na kontaktoni !