Faqja juaj e internetit është përfaqësimi i drejtpërdrejtë i kompanisë suaj dhe personalitetit tuaj në internet. Nga ky këndvështrim, krijimi dhe mirëmbajtja e faqes web bëhet një mjet kryesor i informacionit nëse doni të keni një përshtypje sa më të mirë online. E vërteta është se suksesi i biznesit tuaj në internet mbështetet në hartimin e faqeve të internetit që mund ta fuqizojnë ose rrënojnë atë. Rëndësia e të pasurit një prezencë online është shumë e njohur, por rëndësia e të pasurit të një dizajni të mirë të internetit është ende një koncept mjaft subjektiv.
Më poshtë jepen disa karakteristika dhe komponentë të një faqe interneti me funksionalitet të mirë:
Një faqe interneti e mirë duhet të jetë e lehtë për t’u naviguar.
Një faqe interneti që është e lehtë për t’u përdorur është e rëndësishme, sepse nëse vizitori e gjen të vështirë për të lundruar nga një faqe në tjetrën, ai ose ajo do të frustrohet dhe do të largohet prej saj. Tërheqja e vizitorëve të frustruar që të kthehen për të vizituar faqen është jashtëzakonisht e vështirë.
Keni një tregues të qartë se ku është përdoruesi
Vizitori i faqes së internetit duhet të ketë gjithmonë një tregues të qartë se në cilë faqe web ata janë dhe si kanë arritur atje, duke e bërë navigimin më të lehtë.
URL-ja duhet të jetë e lehtë për t’u kujtuar
Një nga gabimet më të shpeshta në hartimin e faqes është zgjedhja e emrit të duhur për domain-in. Emri i domain-it tuaj duhet të jetë i lehtë për t’u mbajtur mend dhe i lehtë për tu artikuluar.
Faqja e internetit duhet të jetë e lehtë për të gjetur / kërkuar
Edhe pse, njëherë e një kohë, qasja ‘nëse e ndërtoni, kientët do të vijnë’ funksiononte për faqet e internetit – sot jo më. Për shkak të faktit se ka miliona faqe web në internet, ështëe rëndësishme që ju të siguroni që faqja juaj e internetit të renditet sa më lartë në rezultatet e motorrit të kërkimit dhe është e lehtë për t’u gjetur.
Faqja e internetit duhet të punojë në browser-a të shumëfishtë
Kanë mbetur të shkuara ditët kur i vetmi Internet browser që përdorën të gjithë ishte Netscape. Sot, ka browser-a të ndryshëm interneti që njerëzit preferojnë të përdorin. Kështu, bëhet e domosdoshme që faqja juaj të jetë në gjendje të ngarkojë në browser – nëse jeni duke përdorur Internet Explorer, Firefox, Safari ose Google Chrome.
Përmbajtja duhet të përditësohet shpesh
Faktori kryesor që drejton një faqe interneti drejt suksesit është përmbajtja. Nëse përmbajtja nuk përditësohet shpesh, vizitorët e internetit nuk kanë arsye të vizitojnë shpesh faqen. Përditësimi i përmbajtjes në baza të rregullta bëhet i vështirë nëse nuk e njeh HTML dhe duhet të mbështetet në një webmaster, i cili mund të mos jetë gjithnjë i disponueshëm.
Eliminimi i Rrëmujës
Një tjetër gabim i zakonshëm që shumë njerëz bëjnë është të vendosni sa më shumë përmbajtje që munden, në një faqe. Shpesh, shumë njerëz vendosin aq shumë informacione së bashku se vizitori ka një mbingarkesë informacioni.
Përshtatja e faqes është e rëndësishme, sepse i lejon hartuesit të faqes web të organizojnë dhe më pas të shohë se si përmbajtja do të përcaktohet në faqen e internetit. Duke zgjedhur një model të caktuar layout, atëherë mund të vendosni disa veçori të caktuara
Ne shpresojmë që ju do ta konsideroni këtë artikull të dobishëm dhe të zbatoni këto funksione për t’ju dhënë vizitorëve një përvojë më të mirë kur vizitojnë faqen tuaj te internetit.