dixhital marketing

5 avantazhet e marketingut online

Ne periudhen e dixhitalizimit, marketingu eshte jo i kompletuar pa marketingun online. Bizneset e vogla dhe ato qe sapo e fillojne aktivitetin e tyre, zakonisht luftojne per te pasur nje paraqitje online sa me te mire per biznesin e tyre krahasuar kjo me ndermarrjet e medha, Pra, marketingu online, mund te jete pergjigjia e duhur per ta bere biznesin tuaj apo idete e reja te suksesshme. Pasja e nje website-i ne boten e sotme dixhitale te konkurences, eshte nje domosdoshmeri. Lexuesit shpesh i konsiderojne marketingun dhe marketingun online si nje koncept te vetem. Sidoqofte, ato jane dy koncepte te ndryshme. Marketingu eshte thjesht shperndarja e informacionit rreth gjithckaje offline, qofte per nje produkt apo biznes. Nga ana tjeter, marketingu online eshte shperndarja e po te njejtit informacion permes nje mjedisi online. Kjo gjithashtu perfshin marketingun ne mediat sociale, permes emaileve e me tej.

Me poshte paraqesim disa nga avantazhet e marketingut online:

1.Promovimi i biznesit tuaj 24/7

Permes marketingut online ju keni mundesi te promovoni biznesin tuaj ne cdo kohe si edhe te shisni produkte pa kufizime dhe pa asnje barriere gjeografike.

2.Me teper mundesi

Nje biznes me nje prezence online te konsoliduar ka shume perparesi duke krijuar nje identitet te vetin, rritje e popullaritetit dhe nje audience qe e ndjek vazhdimisht. Ndryshe nga marketingu tradicional, ku mundesite jane me te pakta, marketingu online ka me teper mundesi per rritje te metejshme te pozicionit te tij ne treg.

3.Audience e gjere

Permes marketingut online, behet me e lehte pasja e nje audience te gjere. Kur ju dergoni nje mesazh, ky mesazh do t’i shkoje jo vetem audiences qe ju ndjek juve, por gjithashtu dhe atyre qe jane duke kerkuar per dicka te ngjashme. Eshte e rendesishme te mbani parasysh kerkimin e fjaleve kyce per marketingun online.

4.Analizimi i cdo veprimi

Ndryshe nga marketingu tadicional ku bizneset duhet te presin per dite te tera per te analizuar teknikat e tyre me te mira te marketingut dhe promovimit, marketingu online ben te mundur analizimin ne cdo kohe te cdo veprimi. Kjo ndodh pasi kur njerezit fillojne te ndjekin fushaten tuaj te promovimit, ju mund te shihni: trafikun ne website, pelqimet, shperndarjet etj.

5.Mundesi per te mesuar

Marketingu online ndihmon bizneset te qendrojne ne gare. Ne kete menyre, mundesite e ofruara do te rriten jashtezakonisht shume dhe per nje biznes qe kerkon te marri me teper eksperience ne treg, marketingu online eshte zgjidhja e duhur per te nisur nje periudhe te re ne jeten e biznesit tuaj.